Ja këshilla për zgjedhjen e dyshekut:
A zgjoheni të kthjellët dhe të çlodhur çdo mëngjes? Një gjumë i mirë nate është shumë
nevojat tuaja dhe për të krijuar një pasqyrë të zgjedhjes së dyshekëve në FLEX AUSTRIA
Mos i rëndësishëm për shëndetin dhemirëqenien tuaj
Dysheku është themelori për një gjumë të mirë, prandaj është e rëndësishme që ai t’...
Ja këshilla për zgjedhjen e dyshekut:
A zgjoheni të kthjellët dhe të çlodhur çdo mëngjes? Një gjumë i mirë nate është shumë
nevojat tuaja dhe për të krijuar një pasqyrë të zgjedhjes së dyshekëve në FLEX AUSTRIA
Mos i rëndësishëm për shëndetin dhemirëqenien tuaj
Dysheku është themelori për një gjumë të mirë, prandaj është e rëndësishme që ai t’ju ofrojë mbështetjen dhe rehatinë e nevojshme. Ky udhëzues do t'ju ndihmojë për të identifikuar harroni se në dyqanet tona, personeli ynë është gjithmonë i gatshëm t'ju ndihmojë - ju thjesht pyesni.
Çka duhet të dini para se të blini dyshek?
Shikoni listën më poshtë dhe do të merrni informacionet e duhura:
Madhësia. Dysheku duhet të jetë së paku 10 cm më i gjatë se gjatësia juaj dhe mundësisht sa më i gjerë.
Dëshironi dyshek vetëm për ju apo edhe për partnerin tuaj? Atëherë që të dy duhet të provoni dyshekun. Nëse keni peshë dhe gjatësi të ndryshme, ju duhet të keni dy dyshekë të ndryshëm.
Vuani nga alergjia? Atëherë dysheku I CERTEFIKUAR KUNDER ALERGJIS është zgjidhja më e mirë për ju.
Lagështia. A djersiteni gjatë natës? Për të shmangur lagien e dyshekut nga djersa një shilte dysheku apo një shtresë mbrojtëse është zgjidhje e duhur.
flini shpesh me fëmijë në shtrat? Është ide e mirë të zgjidhni një dyshek të gjerë.
A lexoni në shtrat? Një bazë shtrati me mundësi rregullimi të lartësisë është zgjidhje ideale për ju.
Testoje butësinë/fortësinë e dyshekut. Para se të blini dyshekë në FLEX AUSTRIA testoni ata. Pa nguti zhvishuni, zbathunidhe shtrihuni në pozitë të njëjtë si në shtratin tuaj në shtëpi.
Shtrihuni në shpinë. A keni mbështetje në mjedis? Dysheku duhet të përputhet me çdo pjesë të kurrizit. Nëse ndjeni zbrazëti në mes të dyshekut dhe kurrizit tuaj, dysheku është shumë i fortë.
Shtrihuni anash. A vendosen shpatulla dhe kofsha mirë në dyshek? Beli duhet të mbështetet në mënyrën që shpina të jetë në pozitë horizontale.
Ndërroni anën. A mund ta bëni këtë me lehtësi? Nëse jo, dysheku është shumë i butë.
10 këshilla për gjumë të mirë
Shumica e njerëzve shpesh kanë probleme me pagjumësinë. Është e rëndësishme të gjendet shkaku dhe të ndërmerret diçka lidhur me këtë. Më poshtë do të gjeni 10 këshilla për një gjumë më të rehatshëm nate.
Shtrat i mirë . Siguroni vetes një shtrat të mirë dhe sigurohuni që dysheku dhe shtrati t’i përshtaten në mënyrë të përsosur peshës dhe lartësisë suaj.
Rregullsi. Mundohuni të flini dhe të zgjoheni çdo ditë në të njëjtën kohë, për të gjetur një ritëm të qëndrueshëm.
Vetëm fjetje dhe relaksim. Përdorni dhomën e gjumit vetëm për relaksim dhe gjumë, në mënyrë që të mendoni vetëm për to e jo për diçka tjetër.
Errësirë. Përdorni perde të mira si mbrojtëse nga drita. Nuk mund të flini mirë në qoftë se dhoma është shumë e ndritshme. Kjo mund t’jua çrregullojë ritmin e ditës.
Temperaturë e përshtatshme. Sigurohuni që në dhomën e gjumit të keni temperaturën që ju përshtatet. Gjumi është më i rehatshëm nëse dhoma është pak më e ftohtë.
Mjedis i mirë gjumi. Rregulloni dhomën tuaj të gjumit. Ajo duhet të jetë relaksuese e jo shqetësuese.
Qetësojeni trurin. Pas një dite të lodhshme në punë, në mendjen tuaj mund të bredhin mendime që do t’ju mbajnë zgjuar.
Shmangeni alkoolin. Nuk është mirë të flemë nën ndikimin e alkoolit. Ai e çrregullon gjumin. Gjithashtu, para gjumit, duhet të shmangni ushqimet me kafeinë dhe shujtat e mëdha.
Mos flini të uritur. Mos bini në gjumë të uritur. Është mirë të hani në mbrëmje një shujtë të vogël apo të pini një gotë qumësht të ngrohtë.
Ushtrime. Ushtroni gjatë ditës, por jo para gjumit, ndryshe, mund ta çrregulloni gjumin.
Shiltja Prestig na vjen ne ndihme ne momentin ku ne nuk duam te heqim dore nga dysheku jone.Shiltja Prestige eshte e pershtatshme per ata persona te cilet kerkojne nje shtres te ngurte per dyshekun e tyre.
Shiltja The Queen na vjen ne ndihme ne momentin ku ne nuk duam te heqim dore nga dysheku jone. Shiltja the queen fale shtreses se tij me memory foam e cila memorizon ne menyre perfekte cdo pjese te trupit tuaj ku na mundeson rehati maksimale.
Dyshek me fortesi mesatare per mbeshtetje optimal. Dyshek me vetajrosje dhe rikthim ne gjendje fillestare pas fjetjes. Veshje antialergjike dhe antibakteriale. Garanci: 5 vjecare. Lartesia e dyshekut: 21 cm Permasat : 160 * 190 cm Me tre zona konforti AntialergjikAntibakterial Perberja: Shauma
Nje dyshek unik qe pershtatet dhe mbron me se miri trupin tuaj dhe siguron nje gjume te qete per ju. Me sistemin e vetajrosjes per nje ambjent sa me te paster pasi ndihmon ajrosjen e dyshekut. Permasat: 160x190cm ( te gjitha permasat)Me sistem 3DKellef Aloe Vera, Schauma , Pocket Spring Garancia: 10 Vite Cmimi: 22.500 Leke Vecori: Sistem veteajrosje ,...
King Box është një dyshek me fortësi mesatare H2. Dyshek me 7 zona te difrencuara te zones vertebrale, me lartësi 26 cm. Mbulesë me material memory e pasuruar me mbrojte anti-bakteriale dhe kundra pluhurave. Siguron mbështetje dhe gjumë të mirë – për fëmijë dhe të rritur.
Dysheku Relax eshte dysheku me I pershtateshem per ata qe kerkojne nje dyshek te forte ky dyshek eshte ideal per te gjithe ata persona te cilet preferojne nje dyshek per te rigjeneruar shpinen gjate nje dite te lodhshme.
HOT është dyshek i fortë, 30 cm lartësi, dyshek hipoalergjik. Siguron mbështetjen e duhur për shpinën dhe trupin. Garancia 10 vjet. Nëse preferoni një dyshek të fortë, Dysheku HOT është zgjidhja e duhur për ju. E disponojme me cdo permase.
Nje dyshek unik qe i pershtatet me se miri trupit tuaj i cili mbron dhe shtyllen tuaj kurrizore Me sistemin e vetajrosjes , per nje ambient antibakterial dhe gjithmone te paster. Me shtresa: memory,Pocket spring,shauma ku garantojne cilesine e dysheku tone. Permasat: 160 * 190 cm
My Dream është një dyshek i cilësisë së lartë, i perbere nga 6 cm shtrese memory dhe 6 cm shtrese soja, i bute si dyshek (pa susta), perfekt për personat që flenë me shpinë ose anash. Dysheku ka sistem 3D per veteajrim.
Dysheku Box eshte i ndertuar i gjithi me shauma, dysheku rekomandohet posacerisht per persona me probleme te shtylles kurizore. Kellefi eshte 100% pambuk dhe i heqshem i lashem ne lavatrice 30 grade celcius.Ka mbushje me shauma.